20
Komuna e Prishtinës njofton se të shtunën, më 26 Prill 2025, në orën 12:05, do të realizohet testimi i Sistemit të Alarmit Publik në Kryeqytet.
Gjatë këtij testimi, do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
“Ky është vetëm një test rutinë me qëllim që të verifikohet funksionaliteti dhe efektiviteti i sistemit në rast emergjence.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.