Një lajm i mirë për të gjitha admirueset e bukurisë dhe kujdesit ndaj vetes: Shumë shpejt vjen në treg Zon Skin, një linjë e re produktesh të krijuara për të reflektuar elegancën, forcën dhe butësinë e një zonje, aty ku emri i saj edhe gjen origjinën.
Zon Skin sjell një përvojë të plotë për kujdesin e lëkurës, të bazuar në përbërës cilësorë dhe formulime të kujdesshme që synojnë shkëlqimin natyral, hidratimin afatgjatë dhe rigjenerimin e thellë të lëkurës.
Linja përfshin produkte të domosdoshme për një rutinë të plotë:
-Pastrues i butë fytyre, që heq papastërtitë pa e irrituar lëkurën
-Serum ushqyes dhe rigjenerues, që depërton në thellësi për të ushqyer dhe përmirësuar strukturën e lëkurës
-Krem hidratues për shkëlqim dhe elasticitet, që i jep lëkurës ndriçim të menjëhershëm dhe butësi afatgjatë
-Krem delikat për zonën rreth syve, për të zbutur rrudhat dhe freskuar pamjen.
Zon Skin nuk është thjesht kozmetikë, është një manifestim i bukurisë që vjen nga brenda. Një dedikim për çdo grua që ndjehet zonjë në lëkurën e saj.
Zon Skin lindi nga dëshira për të ofruar kujdes të vërtetë për lëkurën, me produkte të formuluara me përbërës të pastër, efektivë dhe të butë. Ekipi i profesionistëve të Zon Skin thonë se bukuria fillon nga vetja dhe nga momentet e vogla të kujdesit që i kushtojmë çdo ditë lëkurës sonë.
Të shtojmë se produktet Zon Skin planifikohet të lansohen në treg gjatë muajit qershor. Fokusi kryesor i shitjes është na Europe dhe Amerikë, normalisht duke filluar nga Ballkani, kryesisht Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
View this post on Instagram