Për herën e gjashtë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu për të parën e Kuvendit, ka dështuar përsëri t’i siguroi 61 votat e nevojshme që të marrë këtë pozitë.
Ndërkaq, partitë e tjera kanë pasur qëndrim të qartë me vota kundër Haxhiut për të parën e parlamentit.
Të njëjtat, kanë bërë thirrje nga VV-ja që të propozojë kandidat tjetër për këtë pozitë, pasi që Haxhiu, siç është thënë nga këto parti, është përçarëse dhe ka shumë skandale.
Për Haxhiun kryetare kanë qenë 57 vota.
Kundër 47 vota.
Ndërsa kanë abstenuar tre deputetë./