fbpx

Studio Divaa dhe Divaa Extensions sekreti i bukurisë së Xhesika Ndoja

nga Revista Kosovarja

Studio Divaa është adresa e besimit për të gjitha ato që ëndërrojnë flokë të shëndetshëm, plot shkëlqim dhe të përsosur deri në detajin më të vogël. Me linjën e saj të veçantë Divaa Extensions, Studio Divaa ka sjellë në treg një produkt të nivelit më të lartë – extensions flokësh të njohura për cilësinë premium, qëndrueshmërinë dhe një sistem të ngjitjes dhe heqjes jashtëzakonisht të lehtë, që respekton dhe mbron flokët natyralë.



Divaa Extensions janë krijuar për të përmbushur kërkesat më të larta të kujdesit dhe estetikës, duke ofruar një pamje natyrale dhe të sofistikuar, me një ndjesi të lehtë dhe një qëndrueshmëri afatgjatë.


Një nga bashkëpunimet më të bukura dhe frymëzuese të Studio Divaa është ai me këngëtaren e njohur Xhesika Ndoja. Një bionde elegante dhe plot finesë, Xhesika është shembulli perfekt i luksit të flokëve të bukur. Ajo beson se flokët bionde janë simbol i luksit dhe i rafinimit, prandaj për kujdesin e tyre ajo i beson vetëm ekspertizës së Studio Divaa dhe duarve të arta të hair artistes Violette Gashi.


“Flokët bionde kërkojnë dashuri, përkushtim dhe profesionalizëm. Për këtë, unë zgjedh gjithmonë Studio Divaa,” – shprehet Xhesika Ndoja.

Në çdo fije, në çdo prekje dhe çdo transformim, Studio Divaa tregon përkushtimin për t’i sjellë çdo klientë ndjesinë e vërtetë të bukurisë dhe luksit të vërtetë.

Studio Divaa gjendet në Francë dhe së fundit me piken e saj në Ferizaj.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]