fbpx

Osmani takon Trump në Vatikan: I shpreha mirënjohjen dhe dashurinë e popullit të Kosovës për SHBA-në

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë të cilit ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën.

Ky duarshtrëngim ndodhi gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Franceskut në Vatikan.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm i Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Presidentin @realdonaldtrump dhe të përcjell dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë”, shkroi Osmani.

Osmani thekson se gjatë takimit pati gjithashtu rastin t’i uroj ditëlindjen Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, duke e lavdëruar për angazhimin e saj në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve përmes nismave të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]