fbpx

Murati: Zgjedhjet mbesin skenari i fundit për ne, s’është që nuk jemi të gatshëm

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për Vetëvendosjen zgjedhjet janë skenari i fundit.

“Skenari për zgjedhje mbetet skenari i fundit për neve si subjekt fitues, nuk është që s’jemi të gatshëm, ne do të ishim të gatshëm, ne mendojmë se qytetari e ka thënë fjalën e vet dhe të gjitha subjektet duhet të pajtohen me atë rezultat tash sado që mund të mos i pëlqej dikujt”, tha ai.

Ai tha se ka parë deklarime të deputetëve që kanë shprehur gatishmërinë të votojnë pro, por s’përmendi emra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]