Një situatë e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjilanit.
Një djalë 8-vjeçar me emrin Alp, i cili është diagnostikuar me autizëm, është shpallur i zhdukur, duke ngritur në këmbë jo vetëm familjen e tij, por edhe gjithë komunitetin, shkruan “Kosovarja”.
Sipas raportimeve, Alp është parë për herë të fundit sot në ora 15:00, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Familjarët, të shqetësuar për gjendjen shëndetësore dhe sigurinë e të voglit, kanë alarmuar menjëherë autoritetet dhe kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve.