fbpx

Vdes një nga luftëtarët e hershëm të UÇK’së

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Fatmir Shurdhaj me anë të një shkrimi në Facebook.

“Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit”, shkroi ndër të tjera Shurdhaj.-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Njoftim mortor.
Familjar, miq e bashkëluftëtar,

Ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtër ndërroj jetë Daja e bashkëluftëtari im

Naser Bislim Shala- Ftyra.-

Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit.

Naseri si epror i shtabit Brigades kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së, me devotshmëri të lartë e heroizëm të pashoq qendronte me shkoët luftarë nëpër vijat e para të ftontit.

Njihej me nofkën e luftës FTYRA ishte shumë i dashur me shokët dhe besnik në qdo rrethanë luftarake të kohës.

E kam pasur fatin të jemi bashkë nip e dajë në vijat e para të frontit me forcat armike, por, Fryra qëndronte heroikisht bashk me shokët.

E paq të lehtë dheun e Kosovës dajosh, e ke krye detyren per atdheun me perkushtim sipas edukimit të Nanës Qamile e Dajes Bislim që na i vranë forcat serbe më 1998.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]