fbpx

Gjykata lëshon urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit për krime të luftës

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiqit.

I njëjti dyshohet për krime të luftës në rajonin e Gjakovës.

Dokumentin e ka publikuar mediumi Reporteri, të cilin mund ta gjeni KËTU.

Vendimi është lëshuar më datë 15 prill 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të datës 27 mars 2025.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pranë kësaj gjykate ka parashtruar kërkesën për lëshimin e urdhër arrestit PPS.nr.25/2025 te datës25.03.2025, ndaj tê pandehurve Milovan Kovacevic, Radomir Colió, Milos Đ osan, Milos Dosan, Predrag Ristié, Srdan Krstió, Ljubisa Obradovió, Zivko Sarié, Spaso Sarió, Lazar Draskovió, Zvonko Ristió, Darko Gligorijevié, Cedomir Bozovié, Vladimir Bozovic, Robert Dobrunaj, Radomir Rakovió, Ljubisa Rakovié, Milos Scepanovié, Milan Radoidió, Svetislav Gligorijevié, Tomica Avramovié, për shkak të veprës penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 te Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative te Jugosllavisë, ligi ne fugi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës se Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me date 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve nën shenjën PPS.nr. 20/2025 ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë nga data 7 maj e deri me date 10 maj te vitit 1999 pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan te hyni shtëpi për shtëpi, ku me force dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë te gjithë personat që ishin prezent duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civil të nacionalitetit shqiptar dhe pas luftës trupat e tyre u gjeten në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë.”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Trupat e civilëve shqiptarë që dyshohen se u vranë nga ky grup, sipas urdhër-arrestit, ishin gjetur në një varrezë masive në Batajnicë. Derisa vrasja dhe keqtrajtimi i tyre ka ndodhë në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë, gjatë periudhës kohore 7 maj deri më 10 maj 1999.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]