Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka treguar edhe një herë ndikimin e saj në botën e modës.
Në daljen e saj më të fundit, Nora është shfaqur me një aksesor ikonik – vathët e mëdhenj rrumbullak, duke rikthyer një trend që dikur ishte simbol i stilit urban.
Me paraqitjen e saj elegante dhe gjithmonë në hap me modën, Nora ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë vlerësuar zgjedhjen e saj si një kombinim perfekt mes klasikes dhe modernes.
Duket se vathët rrumbullak do të jenë rikthimi më i ri në modën e këtij sezoni, falë stilit të pandryshueshëm të Nora Istrefit, shkruan “Kosovarja”.