15
Prej vitesh i kemi parë që rrugët dhe pasarelat e kryeqyteteve të modës të dominojnë në stile, ngjyra dhe trende. E keni vënë re se në organizime të tilla stiletot me takë të lartë e kanë humbur tërheqjen e tyre?
Kjo ndoshta sepse edhe ritmet tona të përditshme po bëhen gjithnjë e më të vrullshme. Këpucët dhe sandalet me takë të ulët gjithnjë janë një zgjedhje perfekte për të fituar komoditetitn, por tashmë do të jenë edhe zgjedhja e duhur për t’u dukur sa më stil.