Zbardhja e papritur e gishtërinjve nuk është vetëm një ndryshim estetik ajo mund të jetë një sinjal i rëndësishëm që trupi po jep për gjendjen tuaj shëndetësore.
Ekspertët shëndetësorë tregojnë se ky fenomen shpesh lidhet me qarkullimin e dobët të gjakut ose me probleme të tjera si sindroma Raynaud, një çrregullim që shkakton ngushtimin e enëve të vogla të gjakut.
Në disa raste, zbardhja mund të lidhet edhe me mungesën e vitaminave, stresin e lartë ose ekspozimin ndaj të ftohtit ekstrem. Mjekët këshillojnë që çdo ndryshim i pazakontë në ngjyrën e duarve ose gishtërinjve të mos neglizhohet dhe të konsultohet një specialist për të zbuluar shkakun e saktë.
Shëndeti nis nga vëmendja ndaj sinjaleve që trupi na dërgon!