Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale me paraqitjen e saj elegante.
Në një fotografi të publikuar së fundmi, Arta shihet e veshur me shumë stil, ndërsa në dorë mban një nga çantat më të lakmuara në botë.
Bëhet fjalë për një çantë luksoze, e vlerësuar në plot 28,330.92 dollarë, duke konfirmuar edhe një herë se Arta di të kombinojë elegancën me klasin. Aksesori i veçantë, i kompletuar me detaje të artë, i ka dhënë paraqitjes së saj një prekje të sofistikuar dhe të rafinuar.
Me këtë dalje, Arta Elezaj dëshmon se jo vetëm talenti në skenë, por edhe ndjeshmëria për modën janë pjesë e pandashme e personalitetit të saj.