Pas hetimeve intensive, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin e dhunimit të ndodhur më 23 prill në Gjakovë.
Gazeta Sinjali merr vesh se i arrestuar ka mbetur Bedri Govedari, 27 vjeçar.
Ky është personi i dytë që është arrestuar në lidhje me rastin e dhunimit të 14-vjeçares në Gjakovë, një ngjarje që u bë publike pasi viktima e mitur kishte rrëfyer ngjarjen në një bisedë me shoqet, e cila më pas u postua në rrjetin social TikTok.
Govedari është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë me intensitet.