fbpx

A dëshironi të jeni edhe 12 centimetra më të gjatë? – Shpiket operacioni

nga Revista Kosovarja

Nëse gjithmonë keni ëndërruar të ishit disa centimetra më i gjatë, tashmë kjo nuk do mbetet thjesht një ëndërr.

Teksa bota evoluon dhe teknologjia përsoset, operacioni i zgjatjes së gjymtyrëve tashmë është bërë realitet dhe është aplikuar tek disa persona.

Ky operacion me vlerë marramendëse 76.000$ ju zgjat 12.7 centimetra dhe kjo procedurë delikate bëhet vetëm nga mjekë të specializuar.

Operacioni i zgjatjes së gjymtyrëve stimulon kockën e krahut apo të këmbës së pacientit të zgjatet. Kjo mundësohet duke prerë kockën nl mënyrë kirurgjikale dhe duke montuar një pajisje që bashkon dy fundet e kockave bashkë. Teksa krijohet hapësirë mes fundeve, kocka e re rritet për të mbushur hapësirën.

Kohëzgjata e kësaj procedure është dy orë dhe kërkon një javë terapi fizike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]