fbpx

A do rikthehet Vitia në Ministrinë e Shëndetësisë, ja ç’ thotë Kryeministri Kurti

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar çka ka biseduar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Pasi tregoi si shkoi takimi, Kurti u pyet nga gazetarët rreth zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Përveç rezultatit të zgjedhjeve, Kurti u pyet edhe për fatin e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi po funksionon me ushtrues detyre, pasi ai kishte vendosur ta kandidonte ministrin Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.

Konkretisht, ai u pyet nëse do ta ktheje Vitinë përsëri në postin e të parit të Shëndetësisë.

Por, Kurti zgjodhi të mos përgjigjet në këtë pyetje. Ai u deklarua vetëm rreth rezultatit të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, deklaroi Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]