fbpx

A do të jetë prapë ftohtë si sot?

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë freskët, por reshje amtosferike nuk priten. Shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pritet stabilizim gradual i motit. Mot i ngjashëm pritet edhe në Luginën e Preshevës.

Të enjtën na pret mot pak më i ngrohtë dhe me më shumë rreze diellore, megjithatë ende mbetet pak freskët për këtë periudhë kohore sidomos nata.

Nga e premta më ngrohtë dhe më këndshëm. Përpos disa vranësirave kalimtare priten shumë më shumë rreze diellore që do të ndikojnë në rritjen e temperaturave.

Të dielën në mbrëmje në disa rajone në Kosovë priten rrebeshe sporadike shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nga e hëna destabilizim i fuqishëm i motit, me rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]