fbpx

A do të ketë koalicion PDK-Vetëvendosje?

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, një prej dy komunave të vetme ku partia e themeluar nga Thaçi ka arritur të fitojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se sa i përket qëndrimit personal, asnjëherë në jetë nuk do të bënte koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Nuk është mendim i partisë… është mendim i jemi: unë kurrë nuk kisha bo hiç! Por nëse partia vendos është çështje tjetër, mendimi jem është JO me Albin Kurtin”, ka thënë Lushtaku.

Ai tutje ka shtuar se Kurti e ka fituar këtë garë dhe tashmë duhet të ballafaqohet me ato që i ka kundërshtuar gjithmonë.

“…ai e ka fituar garën ai le të ballafaqohet me ato që ai ka qenë kundër gjithmonë”, ka thënë tutje.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të rënditet e dyta pas Lëvizjes Vetëendosje, por me një diferencë shumë të madhe në vota.

Për PDK’në dhe LDK’në rezultati i 14 shkurtit ka qenë prej më të këqinjve në histori të akvitetit politik disa dekadësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]