Kylie Jenner u kritikua pasi postoi një seri fotografish të zjarrta për të festuar Pashkët.
Ajo ishte veshur me një fustan jeshil nga Jean Paul Gaultier, i cili shfaqte një dekolte të ulët dhe një fund të tejdukshëm.
“Vërtet? Nuk mund të kaloni një ditë?. Është Pashkë. Po për një foto të lezetshme familjare”, ka shkruar në prej fansave.
“Pse të gjitha fotot e Kardashians duken sikur po pozojnë seksualisht”, pyeti dikush tjetër. “A nuk mund të pozojnë normalisht në këtë pikë!! Ata janë më të rritur dhe të gjithë kanë fëmijë, pozat e tyre janë të bezdisshme!! Dukeni si nëna!!”, ka shkruar një tjetër prej tyre.