Ish miss Shqipëria dhe modelja e njohur konsiderohet si një nga vajzat shqiptare më të bukura.
Adrola Dushi tashmë ka krijuar një karrierë të suksesshme në fushën e modelimit, pasi është mjaft e kërkuar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por edhe ndërkombëtarë, shkruan “Kosovarja”.
Ajo përpos se është shumë e bukur, cilësohet edhe për sinqeritetin dhe pozitivitetin që përcjellë në publik.
Bukuroshja ndonëse është nënë e një djali, asaj asnjëherë nuk i ka munguar shkëlqimi, për të cilin shprehet se kujdeset, por edhe se e ka në gjene.
Një vajzë kaq e bukur, me një personalitet kaq të formuar dhe një shpirt të bardhë, vështirë se e sheh gjithkund, prandaj shpesh bëhet pyetja, a është Adrola Dushi vajza më e kompletuar shqiptare?! /Kosovarja/