fbpx

A është ky motivi që e shtyri gazetarin e njohur ti japë fund jetës?

nga Revista Kosovarja

Gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme.

Rreth orës 13, ai u hodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte në Tiranë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Teksa hetimet po vazhdojnë, zbardhen disa detaje për sa i përket motiveve që mund ta kenë shtyrë gazetarin e njohur të kryejë aktin fatal.

Prej disa javësh, ai ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.

Diagnoza e ka rënduar gjendjen e tij psikologjike dhe me shumë gjasë, e ka shtyrë drejt aktit.

Prej afro një muaji, ai ishte shkëputur nga publikimi i shkrimeve në faqen e tij zyrtare në Facebook, teksa emisioni i Myftarajt, “Ju flet Moska” prej afro dy javësh kishte ndërprerë befas transmetimin në RTV Ora.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]