fbpx

A është mirë që nëna të fusë në gojë biberonin e fëmijës?

nga Revista Kosovarja

Shumë prindër nuk e dinë se çfarë efekti ka pastrimi i biberonit me pështymën e tyre. Por, mesa duket diçka e tillë mund të ketë përfitime për shëndetin e fëmijës.

Pastrimi i çuços me pështymën e prindit mbron fëmijët nga astma dhe alergjia

Një studim i Sistemit Shëndetësor Henry Ford zbuloi se foshnjat prindërit e të cilëve thithnin biberonin fallso (çuçon) për ta pastruar para se t’ja jepnin fëmijës, kishin një nivel më të ulët të antitrupave që lidhen me zhvillimin e alergjive dhe astmës.

Studiuesit thonë se prindërit mund të kalojnë bakteret e shëndetshme tek fëmija që do të ndikojnë në zhvillimin e hershëm të sistemit imunitar të tyre.

Gjetjet janë në përputhje me ato të një studimi suedez të vitit 2013, i cili raportoi një lidhje midis prindërve që thithin çuçon e fëmijës së tyre me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të alergjive.

Studimi përfshinte 128 nëna të cilat u pyetën sesi e pastronin çuçon para se t’ja jepnin fëmijës. Disa thanë se e kalonin në ujë të valuar, disa e lanin me sapun, ndërsa një pjesë tjetër e fusnin në gojën e tyre. Rezultoi se fëmijët e këtyre të fundit, kishin më pak gjasa të zhvillonin alergji dhe astmë.

Megjithatë, autorët thonë se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar këto rezultate.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]