fbpx

“A i takon ish-bashkëshorti fëmijët?”, Arjola Demiri tregon raportin duke publikuar bisedën në WhatsApp

nga Revista Kosovarja

Arjola Demiri komentohet shpesh për raportet me ish-bashkëshortin e saj.

Aktorja e njohur ka rrëfyer disa herë detaje nga jeta e saj private dhe raportet me Ajax Boshnjakun.

Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP”, u tha se dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë, për shkak të tradhëtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj Arjolës.

Ndërkohë, aktualisht, ata vazhdojnë të ruajnë raportet me njëri-tjetrin për shkak të fëmijëve.

Së fundmi, aktorja është pyetur në Instagram: “A i sheh ish burri fëmijët dhe a ke raporte të mira apo nuk flisni bashkë”?

“Sigurisht që takohen! Fëmijët e mi kanë raporte shumë të mira me prindin bab”, është përgjigjur Arjola dhe ka publikuar bisedën me vajzën në Whatsapp, ku ajo i thotë: “O ma unë edhe Rubini kemi për të shkuar te babi”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]