fbpx

A janë në një lidhje dashurie Loredana dhe Noizy?

nga Revista Kosovarja

Verën që lamë pas, rep artistët Loredana dhe Noizy publikuan këngën e tyre “Heart Attack”, e që prej atëherë fansat e dyshes nuk reshtën së spekuluari për një romancë mes tyre.

Dyshimet në publik vazhdojnë të qëndrojnë dhe ajo u pa edhe së fundmi kur një nga ndjekësit e Loredanës në Instagram, e pyeti këngëtaren nëse ajo është bashkë me Noizyn, njofton Klankosova.tv.

Ylli i hitit “Rockstar” e ka mohuar kategorikisht të jetë duke përjetuar ndonjë romancë me rep artistin e labelit, OTR.

“A e keni seriozisht? Noizy është një shok që nuk mund ta zëvendësojë askush”, ka shkruar ajo në disa storie të publikuara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]