fbpx

A ju duket e njohur pamja e Dua Lipas në “Brit Awards?

nga Revista Kosovarja

Me siguri kur patë pamjen e Dua Lipa-s mbrëmjen e kaluar në Brit Awards, pyetët veten me kë ju ngjan? Sigurisht që me Amy Winehouse!

Në 10-vjetorin e vdekjes së Winehouse, Dua u shfaq në tapetin e kuq të Brit Awards 2021 me një fustan të shkurtër të verdhë me supet të ekspozuara dhe me bisht të gjatë, geta të zeza dhe çizme në platformë – një veshje e ngjashme me atë që veshi Winehouse në Brit Awards 2007.

Veshja do të jetë një prej shumë gjërave që do të dalin në ankand nga familja e këngëtares së ndjerë përpara 10-vjetorit të vdekjes së saj në korrik.

Edhe modeli i flokëve të Duas ishte i ngjashëm me modelin tradiconal të Amy-t.

Ylli anglez i muzikës pop ishte e vetmja artiste e nominuar si për çmimin e Albumit më të Mirë, ashtu edhe për çmimin e Këngës më të Mirë. Në fund të mbrëmjes, këngëtarja shqiptare shkoi në shtëpi me dy çmime, atë të Femrës Britanike dhe çmimin e Albumit Britanik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]