13
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo, Faton Peci, ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë marrëveshje mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe deputetes së komunitetit boshnjak, Duda Balje.
I pyetur nga gazetarët para hyrjes në objektin e kuvendit, Peci tha se çdo informacion rreth një marrëveshjeje të mundshme për votimin e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të kuvendit duhet të kërkohet nga Kurti.
“Drejtohuni aktorit kyç për këtë, nuk kam informacion”, u shpreh ai shkurtimisht.