fbpx

A ka zgjidhje Veriu?

nga Revista Kosovarja

Po kalojnë 23 vjet që kur Veriu ka krijuar shumë situata destabilizuese për Kosovën. Ajo që dihet është se inercioni i Serbisë i motivon vazhdimisht serbët e veriut që të mos e pranojnë shtetin e Kosovës dhe të vazhdojnë të punojnë për Serbinë.

Deri më tani asnjë marrëveshje e negociuar nuk është zbatuar nga serbët lokalë të veriut, përkundrazi gjërat kanë shkuar duke u përshkallëzuar në favorin e tyre.

Sjellja e butë e shtetit të Kosovës i ka motivuar serbët të punojnë edhe më bindshëm për Serbinë.

Kosova nuk po mund ta zbatojë ligjshmërinë juridike e as legjislative në gjithë territorin e Republikës.

Serbët e trimëruar kanë parë se Kosova nuk e ka përnjëmend as në reciprocitet e as në masat e tjera ligjore, prandaj edhe po kundërshtojnë.

Një situatë e ngjashme ka ekzistuar edhe dikur në Kroaci, kur serbët donin ta mbanin Krainën si levë ndarëse të Kroacisë, por Franjo Tugjman, atëbotë, bëri zgjidhjen me aksionin “Stuhia”, duke e bërë gjithë shtetin funksional.

E, në Kosovë, në Veri gjërat nuk po funksionojnë. Marrëveshjet nuk i zbaton Serbia dhe kjo tashmë po shihet në përpjekjet për shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Andaj, Kosova nuk është shtet funksional përderisa edhe targat e regjistrimit të automjeteve janë disa RKS e disa KM!

Serbia është lejuar të ndërtojë në Veri dhe të sjellë kolonë serbë qe 23 vjet pas lufte. Shtetit të Republikës së Kosovës nuk i shihet ndikimi në Veri.

Deri më tani diplomacia është në favor të Serbisë e Serbia është armatosur rëndë në pesë vitet e fundit.

Sepse, me Doikun që po flet haptazi për ndarjen nga Bosnjë-Hercegovina dhe me “Listën Serbe”, që është barrikaduar pranë barrikadave përgjatë veriut, Serbia  po synon formimin përfundimtar të Serbisë së Madhe.

E, koha për aksion të Serbisë mbi Bosnjë- Hercegovinë dhe Kosovë është e përshtatshme, pasi Rusia e ka shtrirë luftën në Ukrainë dhe Kina po synon sulm mbi Taivanin.

Andaj, Kurti është dashur ta shmangë zbatimin e kësaj marrëveshjeje në kohën e ardhje-shkuarjeve të kurbetçarëve, andej e këndej vendit, pasi dihen maltretimet e Serbisë mbi këtë shtresë shqiptarësh, sepse vetëm mbrëmë janë maltretuar katër familje në veri gjatë kthimit në shtëpi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]