fbpx

A po përgatit Kurti dialog me Serbinë?

nga Revista Kosovarja

Kurti ka paralajmëruar dialog të përgatitur me Serbinë, shkruan “Kosovarja”.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë me vend se vazhdimi i dialogut me Serbinë do të ndodhë vetëm pasi të kuptojë deri ku kanë shkuar bisedimet paraprake dhe sa marrëveshje janë arritur me Serbinë.

Por, njohësit e procesit të bisedimeve e kanë kritikuar mbrëmë Kurtin, sepse në sferën e bisedimeve me Serbinë nuk ka plan as projekt, ashtu sikur projekti i politikës së jashtme që nuk ka asnjë paragraf të paraqitur në letër.

Kurti, e që e ka kundërshtuar vazhdimisht dialogun me Serbinë, së shpejti do të ulet përballë Vuçiçit, duke e kuptuar mirë se kryeministri i Kosovës për bisedime me Serbinë nuk është sponsori kryesor, por është bashkësia ndërkombëtare.

Sepse, vetë kauza e Albin Kurtit kundër bisedimeve me Serbinë dhe tani për bisedime me prioritet, tregon më së miri se Kryeministri aktual kurrë nuk ka pasur ide përfundimtare për zgjidhjen e problemit me Beogradin.

Kurti, e që nga syri ndërkombëtar po shihet si një politikan për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në pjesën e dytë të muajit qershor do të ulet përballë Vuçiçit dhe tek aty do të shihet koncepti i tij për finalen e këtij procesi.

Plani “Marshall”, për të cilin pat folur Kurti në një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, nuk është përmendur kurrë në asnjë forum as takim të karakterit ndërkombëtar, si një ofertë që e ndihmon zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.

Sidoqoftë, ndonëse 100-ditshi i punës së qeverisë Kurti nuk ka arritur akoma për vlerësim të parë, premtimet gjatë fushatës janë larg plotësimit real dhe mundësive për realizime konkrete. Safet Krivaça /Kosovarja/.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]