fbpx

A po vuan Fifi për dashurinë e pamundur?!

nga Revista Kosovarja

Raportet e Fifit me dashurinë kanë qenë gjithnjë të koklavitura.

Këngëtarja edhe pse s’ka treguar shumë për këtë pjesë, vetë ka ‘ngacmuar’ me sinjale nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Kur jemi tek kjo pjesë, pasi u kuptua se Xhuljo, i dashuri i supozuar i saj është fejuar me dikë tjetër, Fifi është në fazën e ‘vuajtjes’ për dashurinë (të cilën nuk e ditëm asnjëherë saktë).

Dhe ‘vuajtjen’ po e bën me një nga këngët më ikonike të kësaj teme.

Fjala është për këngën “Dy shokë” të Nora Istrefit.

Fifi në një postim në Instagram duke e kënduar me ç’rast është shprehur:

“Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë”.

Nëse e keni harruar tekstin e kësaj kënge, fabula flet për një lidhje të dështuar në të cilën femra ka insistuar që të mbesin vetëm  shokë, teksa tashmë  është e “vetme në shtrat”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]