fbpx

AAK deklarohet për media pas përfundimit të votimeve dhe publikimit të exit-polleve

nga Revista Kosovarja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën për media, ku kanë thënë se ka pasur rritje të votuesve në disa komuna.

Këtë raportim e bëri kandidatja për deputete nga AAK-ja, Floriana Leku-Sadiku.

“Shtabet tona zgjedhore njoftojnë se në oët e pasditës ka pasur një rritje përmbajtësorë të numrit të votuesve në Komunën e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Klinës, Suharekës, Kamenicës e njherish edhe në komunat tjera. Edhe në qastet që ne po flasim, ka një numër të qytetarëve që ende janë duke votuar dhe ju bëjmë thrrje organeve që menaxhojnë zgjedhjet që të presin derisa të voton edhe qytetari i fundit”, deklaroi Leku-Sadiku,

Në këtë konferencë, ajo ka falenderuar edhe secilin qytetar qe ka votuar sot.

“Jemi të kënaqur me qytetarët tanë që kanë qenë të mobilizuar për të dalë në numër sa më të madh”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]