fbpx

Abazoviq ia lëshon një batutë të fortë ministrit shqiptar

nga Revista Kosovarja

Dritan Abazoviq dje u mundua ta ruajë disponimin gjatë tërë seancës së gjatë të Kuvendit të Malit të Zi, i cili u mblodh pikërisht për ta shkarkuar atë nga pozita e kryeministrit.

Ai para mediave deklaroi se është fitues edhe nëse më nuk do të jetë i pari i ekzekutivit, prandaj në paraqitjet e tij publike u shfaq me plot humor.

Edhe pas përfundimit të seancës nga e cila doli i shkarkuar, Abazoviq mbajti të njëjtin ritëm.

Duke u bër ëgati për një fjalim, Abazoviq bëri një batutë të rimuar për ministrin shqiptar, Fatmir Gjeka.

“Jos se ceka, Fatmir Gjeka”, tha Abazoviq në gjuhën malazeze e që në shqip i bie “ende po e presim Fatmir Gjekën”.

Në qeverinë e Abazoviqit, Gjeka ishte ministër për pakica.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]