fbpx

Abazoviq: Kurrë nuk ka qenë më i mirë se sot bashkëpunimi me Serbinë dhe Vuçiqin

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq ka vlerësuar se bashkëpunimi i vendit me Serbinë dhe presidentin, Aleksandër Vuçiq nuk ka qenë kurrë më i mirë, por ka vend për përmirësim.

“Ne po shkojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ne nuk kemi pritur, kam shkuar në një vizitë zyrtare në Beograd menjëherë pas formimit të qeverisë”, u shpreh Abazoviq.

Ai tha se Mali i Zi duhet të emërojë një ambasador në Beograd sa më shpejt të jetë e mundur, raporton euronews.

“Ndjej se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. Komunikimi ynë është shumë miqësor dhe korrekt dhe mendoj se do të reflektohet në qeverinë e re të Serbisë”, deklaroi ai.

Ai tha gjithashtu se po kërkonte që Mali i Zi të bëhej pjesë e Ballkanit të Hapur.

Ndryshe, Abazoviq u shkarkua pasi kishte arritur Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]