fbpx

Adelina Hasani shkëlqen në pritje të ëmbël – Tregon sfidat e veshjeve gjatë shtatzënisë

nga Revista Kosovarja

 

Moderatorja dhe influencuesja Adelina Hasani ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga pritja e ëmbël. Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me një kostum elegant të bardhë, duke dhënë një mesazh për të gjitha gratë shtatzëna që përballen me dilemat e stilit gjatë kësaj periudhe.

“Heeyy mamacitas out there, e di që e keni goxha sfidë se çka me vesh gjatë periudhës së shtatzënisë,” ka shkruar ajo, duke treguar se edhe për të ka qenë një proces gjetja e kombinimeve të duhura.

Dukja e saj elegante, e kompletuar me një varëse perlash, ka marrë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe shkëlqimin e saj natyral, shkruan “Kosovarja”.

Adelina, e cila tashmë po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës, duket më e lumtur se kurrë, ndërsa ndjekësit e saj mezi presin të mësojnë më shumë rreth eksperiencës së saj të shtatzënisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]