fbpx

Adelina merr një dedikim super romantik nga partneri i saj për përvjetorin e tyre

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka marrë një super dedikim nga bashkëshorti i saj, Val Krasniqi me rastin e 13 vjetorit të njohjes së tyre.

 

Ai ka publikuar në Instagram një foto të çiftit, krahas së cilit i ka kushtuar fjalë mjaft romantike këngëtares.

 

“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ajo njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar Krasniqi krahas fotos.

Çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Uliks.

Adelina Ismaili ka mbi 20 vite që është pjesë e tregut muzikor dhe ndonëse koha kalon ajo duket se për artisten shqiptare ka mbetur në vend.

 

Këtë gjë sapo e ka vërtetuar më herët një fans i saj. Dikush ka publikuar në Instagram një foto të vjetër me Adelina Ismailin dhe këngëtarja duket po njësoj si sot. Kjo fotografi është realizuar plot 20 vite më parë dhe ndaj themi se koha nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi tek Adelina.

Ndërkaq ajo vazhdon të ketë të njëjtin portret të freskët dhe linja trupore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]