fbpx

Adelina Morina-Kryeziu, këngëtarja e munguar që po rikthehet fuqishëm

nga Revista Kosovarja

Adelina Morina-Kryeziu është artiste e lindur, me zë të mrekullueshëm dhe talent të rrallë në fushën e muzikës. Arsyen se përse ajo është ndryshe, do ta zbuloni gjatë këtij shkrimi që flet për zonjën që muzikën nuk e ka vetën punë, por më shumë se kaq, e ka dashuri e pasion.

Ka lindur në një familje talentësh, ndërkohë qe vetë ka filluar të këndoj që në moshën shtatë vjeçare. Ajo, ishte pjesë e grupit “Shqiponjat e Dukagjinit” në Gjakovë, ku për disa vite ka marrë pjesë në koncerte të shumta nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Një kuriozitet është se Adelina Morina-Kryeziu egzekuton në mënyrë të shkëlqyer në disa instrumente, si çiftelisëc sharkisë, sintit, defit, etj.

Si shumë kosovar, edhe Adelina e la Kosovën në vitin 1996, duke e lënë kështu për një kohë edhe muzikën. Më pas, për 12 vjet me rradhë ajo të organizoj në Austri koncerte me rastin e 8 marsit, ku të ftuar kishte këngëtar të njohur si Albert Zhubi, Leta, etj. Gjithmonë në mbrëmjet e saj muzikore ka pasur numër shumë të madh të grave që kanë kaluar netë të mrekullueshme festive. Vetë Adelina ka kënduar edhe me të madhen Fatmira Berçani.

Adelina i është kthyer muzikës dhe dy vitet e fundit është më aktive. Këngëtarja erdhi në bashkëpunim me miken e saj Leten në këngën me titull “Shoqe”, që u pëlqye mjaftë.

Derisa muzika live është specialiteti i saj, këngëtarja tanimë do të nisë angazhimin në dasma dhe ahengje dhe së shpejti vjen edhe me dy projektë të reja, këngë që do ta afrojmë edhe më shumë me publikun e gjërë.

Ndryshe, Adelina ndër të tjerash është bashkëshortë dhe nënë e mrekullueshme e katër fëmijëve. Ajo, jeton dhe vepron në Austri, por lidhjen me Kosovën e ka gjithmonë shumë të afërt dhe të përzemërt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]