fbpx

Adem Mikullovci: Mua më lat të fundit, e s’kam qare pa ardhë te ju

nga Revista Kosovarja

Aktori dhe politikani shqiptar, Adem Mikullovci, ndërroi jetë sot (e martë) në moshën 83 vjeçare.

Ai la pas veten një karrierë të bujshme profesionale, me paraqitje të shumta në televizion e teatër, e së fundmi edhe në politikë.

Aktori tashmë i ndjerë në muajin mars në vdekjen e kolegës së tij, aktores Leze Qena, bëri një shkrim në të cilin tha se kishte mbetur i vetëm dhe i fundit artist i gjeneratës së tyre.

Ky ishte postimi i plotë i Mikullovcit (pa ndërhyrje):
“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..

Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..

Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teatri i jonë Leze-u mbyll”.

Në vdekjen e Leze Qenës, Adem Mikullovci: tha se kishte mbetur i fundit artist”.

Dhe tanimë me vdekjen e dy artistëve, kjo është një humbje e madhe për mbarë popullin shqiptar e në veçanti për kinematografinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]