Tradita, mikëpritja, klasi dhe padyshim pozicionimi i Adriatik Hotel në Durrës, e bëjnë atë zgjedhjen e parë të mijëra njerëzve që e vizitojnë pa rreshtur në çdo stinë të vitit. Adriatik Hotelështë ikona e Durrësit dhe në përgjithësi e rivieres shqiptare, vendi që krijoi traditen e hotelerisë shqiptare, e që vijon të jetë lideri me pesë yje.
Adriatik Hotel pjesë e “Best Western Premier Collection,” është një hotel luksoz me 5 yje, i vendosur në bregdetin e Durrësit. Me një histori të pasur dhe arkitekturë elegante, hoteli ofron një përvojë unike mikpritjeje për pushues dhe udhëtarë biznesi. Me 70 dhoma moderne, pishine të brendshme dhe të jashtme me uje deti e filtruar , restorante të klasit të parë dhe një qendër spa, është destinacioni ideal për relaks dhe evente të suksesshme.
Pikat e forta të hotelit janë, vendndodhja, pasi gjendet direkt në bregdet, me pamje të mrekullueshme. Mikpritje e shkëlqyer me një staf të përkushtuar.Pishina, fusha e tenisit, dhoma për konferenca dhe aktivitete të ndryshme, janë të gjitha elementet tjera që e bëjnë Adriatik Hotel të jetë vendi juaj favorit. Shto këtu edhe Spa Thalasso me trajtime profesionale dhe ambiente relaksuese dhe vendoset pika mbi I.
Adriatik Hotel është një kombinimi i historisë dhe luksit modern
Ofrimi i përvojave të personalizuara për çdo mysafir e bënë atë krejt unik. Ambjentet e veçanta si Hammam-i, pishinat me ujë të ngrohtë dhe restorantet me kuzhinë lokale dhe ndërkombëtare, kanë përvetësuar prej vitesh një klientelë tejet të gjërë shqiptare e internacionale.
Hoteli ka në fokus edhe eventet dhe eksperiencat unike si Mbrëmje Gala dhe organizime të personalizuara si dasma, ditelindje, konferenca, etj.
E veçanta e hotelit është edhe menuja elegante, e krijuar për të kënaqur çdo shije, nga specialitetet e mishit dhe peshkut deri te opsionet vegjetariane dhe vegane. Kujdesi i veçantë për dieta të veçanta, si gluten-free ose ushqime për fëmijë, është një tjetër specifikë që nuk mund të gjendet kudo.
Adriatik Hotel ju pret për një eksperiencë të pa harruar në festën e Shën Valentinit. Dashni e muzikë, veç në Adriatik.