fbpx

Adrola Dushi për njeriun e veçantë: Jam njeriu më i bekuar në botë

nga Revista Kosovarja

Shën Valentini apo Dita e të Dashuruarve festohet çdo vit me datën 14 shkurt.

Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, e po ashtu edhe në rrjete sociale.

Së fundmi modelja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Adrola Dushi, është surprizuar nga djali i saj, Troi, për këtë ditë.

Ai i ka dërguar një mesazh, me anë të të cilit falënderon të ëmën për përkujdesjen dhe për atë që ka bërë për të.

“Unë nuk e di ku kam bërë aq mirë sa të meritoj një djalë si ti. Nuk më besohet që ti u rrite kaq shumë sa mua t’më vijë një mesazh i tillë. Jam njeriu më i bekuar në botë. Ti je gëzimi im”, ka shkruar ajo në një video të publikuar në Instagram.


Troi ndërkaq është djali i modeles shqiptare nga martesa e mëparshme me Adis Patushin.

Adrola momentalisht është ‘single’ dhe se po shijon jetën mes Shqipërisë e Amerikës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]