fbpx

Aeroporti i Frankfurtit evakuohet pas dyshimeve për bomb

nga Revista Kosovarja

Aeroporti i Frankfurtit është evakuuar pas dyshimeve për bombë. Në disa video amatore të cilat po bëjnë xhiron në rrjet shihen policët duke ia drejtuar armët një burri të shtrirë në tokë.

Evakuimi masiv është kryer në terminalin numër një, kurse autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion policor duke mos specifikuar se çfarë ka çuar në këtë situatë kaotike.

Teksa qytetarët largoheshin nga aeroporti, thashethemet për kërcënim për bombë ose armë bënë xhiron e mediave sociale.

Policia paralajmëroi pasagjerët të ndiqnin udhëzimet e sigurisë së aeroportit, ndërsa autoritetet e aeroportit paralajmëruan udhëtarët për vonesa të mundshme.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]