Vala

Blero dhe Afrona janë çifti i estradës që hyjnë në listën e atyre, të cilët do të martohen këtë vit, shkruan Kosovarja.

Lëvizjet e tyre komentohen aq shumë, saqë nuk ikën gjë nga syri i mediave dhe audiencës.

Madje, ajo që përfolet aq shumë është jeta e tyre private.

Blero ishte dikur i martuar me Teuta Krasniqin, me të cilën kanë një vajzë të quajtur Tara.
Eh, natyrisht që ndarja tyre pati bërë bujë të madhe.

Pas, kësaj të dy vazhduan rrugëtimin e tyre Blero me Afronen dhe Teuta me Adonisin.

Dhe ajo që ngjallte më shumë interesim në këtë situatë ishte pikërisht Tara.

Mirëpo, Blero dhe Teuta gjetën mirëkuptimin e duhur dhe sot Tara ka raporte të mira edhe me Afronën dhe burrin e Teutës Adonisin.

Ndërkohë, sot Blero dhe Afrona kanë dalë me Tarën, por ajo që merr vëmendje është veshja e njëjtë e Afronës dhe Tarës.

A kaq shumë duhen?/Kosovarja/.

Blero Muharremi

Publiée par Albania Viral sur Dimanche 7 avril 2019

 

MUND TË JU PËLQEJNË