fbpx

Afrona Dika hap sallon estetik në Zvicër, nuk mungon urimi nga Teuta Krasniqi

nga Revista Kosovarja

 Afrona Dika, bashkëshortja e këngëtarit, Blerim Muharremi – Blero, ka inauguruar sallonin e saj të estetikës “Grace Aesthetic” në Zurich të Zvicrës.

Modelja mbrëmë ka organizuar edhe një ndenjë mes familjarësh e miqsh për të festuar arritjen e saj që ka kohë që është duke punuar në këtë biznes i cili do të ofrojë shërbime të shumta estetike.

Së fundi, Afrona ka postuar në Instagram mo9mente të ndryshme nga festa e këtij suksesit të saj derisa ka marë komente urimesh dhe mijëra pëlqime.

Por, krahë urimeve në sy bie komenti i ish – bashkëshortes së partnerit të saj, Bleros – aktorja Teuta Krasniqi.

“Urime zemër, ju shkoftë mbarë”, ishte urimi që i bëri ajo të cilës ia ktheu edhe Afrona: “Flm shumë zemër”.

Si duket dyshja ruajnë një raporte të mirë mes vete përkundër ngjarjeve që ua ka sollur jeta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Afrona Dika (@afronadika)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]