AGIKONS, lider në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit dhe pjesëe UK Development Holding Group me seli në Londër, me krenari njofton partneritetin me programin prestigjioz Chevening, një iniciativë e Mbretërisë së Bashkuar që ofronbursa për liderët e rinj për të studiuar në universitetet më të mirabritanike. Ky është një nga projektet e shumta të AGIKONS qësynojnë të ndikojnë pozitivisht në shoqërinë shqiptare dhe të forcojnë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar, me mbështetjen e jashtëzakonshme të Ambasadës Britanike në Tiranë.
Në një ceremoni zyrtare, Z. Gentian Sulo, President i Agikons sh.p.k., nënshkroi marrëveshjen me Ambasadorin e Mbretërisësë Bashkuar në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott. AmbasadoriAbbott, pavarësisht kohës së shkurtër në detyrë, ka ndërmarrë iniciativa vizionare për të ndërtuar një infrastrukturë të qëndrueshme bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Ambasada Britanike, nën drejtimin e tij, po promovon me sukses vlerat britanike të biznesit, shkollimit dhe kulturës në Shqipëri, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Për herë të parë, marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe politike mes dy vendeve po arrijnënivele të një rëndësie të jashtëzakonshme, të mbështetura nganjë ndihmë institucionale e pashembullt, e cila ka krijuarmundësi të reja për sipërmarrjet britanike si AGIKONS dhe përshkëmbime kulturore që forcojnë lidhjet dypalëshe.
Me 30 vjet përvojë dhe projekte të suksesshme në ndërtim dhe zhvillim në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi, Itali dhe Kosovë, AGIKONS është një shembull i ndikimit pozitiv të bizneseve britanike në Shqipëri. Ky partneritet me Chevening, imundësuar nga mbështetja e Ambasadës Britanike, pasqyronangazhimin tonë për të fuqizuar talentet shqiptare dhe për të hapur dyer për mundësi akademike dhe profesionale në skenënglobale.
“Ky bashkëpunim me Chevening, i mbështetur nga AmbasadaBritanike dhe lidershipi i Ambasadorit Abbott, është një moment historik për të promovuar vlerat britanike dhe për të ndihmuarliderët e ardhshëm të Shqipërisë. Jemi krenarë të kontribuojmënë këto marrëdhënie gjithnjë e më të forta mes dy vendevetona,” tha Z. Gentian Sulo.
Ky partneritet ofron mundësi unike për të rinjtë shqiptarë qëëndërrojnë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasqyruar një epokë të re bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar