fbpx

Agim Bahtiri fyen Bedri Hamzën: Unë jam menaxher evropian , e ti …

nga Revista Kosovarja

Kryetari aktual i Mitrovicës që po garon për një mandat tjetër katër vjeçar, Agim Bahtiri, ka premtuar që Mitrovicën e Jugut do ta kthejë në “qytet evropian”.

Në tubimin e tij, Bahtiri ka sulmuar kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.

Ai ka shpalosur disa prej pikave të programit të tij.

Pjesëmarrës në këtë tubim ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili falenderoi forcat e Policisë së Kosovës për situatën në veri të vendit.

“Mitrovicasit nuk do të votojnë një njeri kontabilist të prontos mafioze asnjëherë, sepse janë mësuar me një menaxher evropian që sjell paqe e zhvillim dhe stabilitet në rajon, dhe bie që qytetarët të Mitrovicës të njihen të lirë”, ka thënë kryetari aktual i komunës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]