73
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Por, Veliu nuk ka marrë pjesë në votim.
Ndryshe, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, që i bie gjithësej 80 vota.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.