fbpx

Agjencia Evropiane e Barnave miraton dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

nga Revista Kosovarja

Agjencia Europiane e Barnave EMA ka miratuar përdorimin e dozës së tretë të vaksinave te personat me imunitete të dobët. Kjo u njoftua këtë të hënë përmes një deklarate, në të cilën theksohet që doza e tretë duhet të aplikohet pasi të kenë kaluar 28 ditë pas dozës së dytë.

Rekomandimi vjen “pasi studimet treguan se një dozë shtesë e vaksinave Pfizer dhe Moderna rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër virusit të COVID-19 në pacientët me sistem imunitar të dobësuar”, thotë EMA.

Ndërkohë, sipas një studimi, doza e tretë mund të mos jetë e nevojshme për të gjithë njerëzit. Për Laboratorin Neuroimunologjik të spitalit Santa Lucia IRCCS në Romë, doza e dytë e vaksinës anti-Covid prodhon jo vetëm përgjigjen e antitrupave, por gjithashtu krijon kujtesën imunologjike, të aftë për të mbrojtur personin në një afat të gjatë.

Studimi konfirmon praninë e limfociteve T të kujtesës për të paktën 6 muaj nga doza e parë e vaksinës, duke konfirmuar zhvillimin e një përgjigjeje qelizore që ruhet me kalimin e kohës. Prandaj, për subjektet e shëndetshme, studiuesit vërejnë se doza e tretë e vaksinës mund të mos jetë e nevojshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]