Djali i humoristit të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima, Artani është në mesin e personazheve VIP që janë bërë pjesë e Big Brother Kosova.
Ai deri më tani ka folur disa herë për babanë e tij, aktori e famshëm shqiptar duke treguar me krenari për karrierën e tij të ndritur.
Edhe së fundmi, Artani teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë pranë Getinjos dhe Edonit ka treguar se sa i shoqërueshëm ishte Cima dhe çfarë respekti gëzonte nga të gjithë.
Ndryshe, kujtojmë që Artani ishte në mesin e të nominuarve të javës që lamë pas, por ishin çifti Alisa dhe Urimi që u eliminuan.
Theksojmë që banorët që po vazhdojnë rrugëtimin e tyre në BBVK janë në garë për shpërblimin prej 200 mijë eurosh.