fbpx

Aida Doçi: Kam përjetuar depresion në kohën e martesës

nga Revista Kosovarja

Është gjithmonë e buzëqeshur dhe shfaqrt pozitive, por së fundi ka rrëfyer njërën nga gjërat më të këqia që ka kaluar.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Aida Doçi, e cila ka qenë e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”, shkruan “Kosovarja”.

Artistja është përgjigjur në 50 pyetje të ndryshme rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Doçi u pyet nëse ka përjetuar depresion, përgjigja e saj ishte pi duke e treguar edhe rastin.

“Po, në kohën kur unë jam martuar. Faktikisht, shkaku kryesor ka qenë prej mediave që dinë nganjëherë t’i rrisin gjërat, por shyqyr Zotit e kam tejkaluar. Unë besoj shumë në Zot edhe e njoh veten më së pari edhe e kam tejkaluar”, rrëfeu Aida.

Kujtojmë se, ajo u martua në tetor të vitit të kaluar me aktorin dhe menagjerin e saj njëkohësisht, Naser Qeli.

Martesa e tyre u komentua mjaft shumë nga publiku duke qenë se dyshja kishin një afrimitet tjetër si dhe Qli ishte njeri që kishte qenë i martuar.

Derisa, çifti në një intervistë të përbashkët deklaruan se puna e përbashkët për një kohë i ka bërë ata që ta njohin më mirë njëri-tjetrin, duke e çuar kështu dashurinë në kurorëzim.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]