fbpx

“Ajo duket shumë e sëmurë”, Demi Lovato përballet me kritika pas humbjes së peshës

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një sërë fotosh që tregojnë figurën e saj të hollë si dhe momente nga jeta e saj private.

Edhe pse shumica e komenteve në Instagram ishin pozitive, disa i referoheshin në mënyrë specifike humbjes së saj të konsiderueshme në peshë, gjë që shkaktoi spekulime të reja mes ndjekësve.

Vëmendjen më të madhe e tërhoqi një foto e Lovatos duke pozuar para një pasqyre me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të ngritur që i zbulonte barkun. Përveç kësaj, ra në sy edhe një foto e saj me një fustan të ngushtë lëkure.

Ndërsa shumë e vlerësuan pamjen e saj, disa pretenduan se këngëtarja po përdor ilaçin Ozempic, i cili është bërë i njohur në mesin e të famshmëve vitet e fundit si mjet për humbje peshe.

“Mbretëresha Ozempic”, “Duket shumë e hollë, më pëlqente më shumë kur kishte kthesa” dhe “Të gjithë janë në Ozempic tani”, “Kur i humbi këto kilogramë”, “Duket kaq e sëmurë. Këtë herë nuk mund të fajësojë ekipin e saj”, ishin vetëm disa nga komentet.

Në mars të vitit 2021, këngëtarja postoi një foto ku tregonte belin e saj më të hollë, me komentin se “ka humbur peshë aksidentalisht”, duke theksuar se nuk numëron më kalori, nuk e tepron me stërvitjen ose nuk kufizon dietën e saj.

Vitin e kaluar, ajo deklaroi se ka gati gjashtë vjet që është në procesin e rikuperimit nga bulimia, me mbështetjen e një ekipi profesional terapistësh dhe dietologësh të specializuar në çrregullimet e të ngrënit.

“Unë punoj më së shumti për të pranuar trupin tim. Nuk përpiqem të jem pozitive për këtë, sepse kjo ende më duket shumë larg. Për momentin, synimi im është të paktën të jem neutrale”, tha ajo në atë kohë.

Ajo shtoi gjithashtu se praktikon pohime për të forcuar marrëdhënien me trupin e saj.

“Shikohem në pasqyrë dhe i them vetes: “Ky trup është i fortë. Ky trup më shpëtoi jetën kur e teprova”. “Këto janë mendimet që më mbajnë të qëndrueshme,” tha Lovato.

Demi Lovato është bërë një zë i fortë në luftën për shëndetin mendor, vetëpranimin dhe kundër standardeve të imponuara të bukurisë vitet e fundit. Pavarësisht përpjekjeve të saj publike për të inkurajuar ndryshime pozitive, transformimi i saj fizik vazhdon të ketë reagime të ndryshme nga publiku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]