Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës.
Nga ky aksident ka humbur jetën edhe një person.Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Mësohet se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por që nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve.
“Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.”, ka thënë Bytyqi.