fbpx

Aksident i rëndë mes dy kamionëve në Fushë-Kosovë

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Veternik-Fushë-Kosovë.

Në aksident janë përfshirë dy kamionë transportues, ku njëri prej tyre shihet te jetë shkatërruar në pjesën e përparme.

Mjegull e madhe ka rënë në mëngjes, ndërsa nuk dihet nëse kjo është arsyeja e shkaktimit të këtij aksidenti të rëndë.

Policia është nisur drejt vendit të aksidentit, ndërsa momentalisht janë krijuar kolona në dalje të autostradës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]